Kryetarët e komunave të Shkupit së bashku me kryetarin Petre Shilegov, të shoqëruar nga Zëvendës Ministrja e Brendshëm, Sllavjanka Petrovska, sot vizituan një numër të madh të punkteve të policisë në të gjitha komunat e Shkupit dhe vizituan SBP Shkup.
“Kjo iniciativë e përbashkët e kryetarëve të Shkupit shpreh mirënjohje të madhe për shërbimet policore që ruajnë Shkupin ditë e natë dhe kujdesen për sigurinë e banorëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe mirënjohje për qytetarët e të gjitha komunave të Shkupit që tregojnë një shkallë të lartë të përgjegjësisë gjatë orës policore dhe ndjekin rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit publik.” – njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
