“Kryeministri me vetëdije dërgoi mesazh kërcënues” – vazhdon zënka mes Mickoskit dhe historianëve”

TË FUNDIT

Edhe më shumë u ashpërsua zënka mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ish anëtarëve të komisionit historik. Sipas historianëve, kryeministri ka përdorur deklarata të paargumentuara, akuzuese dhe ofenduese për punën e tyre duke i ndarë qytetarët në “mbrojtës” dhe “jo mbrojtës” të interesave kombëtare.

Mickoski u përgjigj se përveç kapitullimit, nuk kanë bërë asgjë tjetër.

Sipas historianëve komisioni u keqpërdor për qëllime partiake në Maqedoni dhe në Bullgari, andaj kërkuan që të përfshihen ekspertë ndërkombëtarë.

Kryeministri u pajtua me idenë për përfshirjen e ekspertëve por paralajmëroi përfshirje edhe të inspektorëve.

Kryetari i opozitës Venko Filipçe akuzoi për, siç tha, politizim të punës së komisionit dhe e përkrahu idenë për ekspertë ndërkombëtarë.

Sipas ish anëtarëve të komisionit, është injoruar ideja, që përmes shembujve pozitivë nga puna e komisioneve të këtilla në vendet europiane, të hiqen ndikimet ideologjike dhe nacionaliste në tekstet shkollore të historisë.