Kryeministri i ri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis sot zhvilloi mbledhjen e parë të kabinetit qeverisës!

TË FUNDIT

Kryeministri i sapo zgjedhur i Greqisë Kyriakos Mitsotakis sot ka zhvilluar mbledhjen e parë të kabinetit qeverisës duke iu caktuar detyrat ministrave të tij mbi programin e ri për të qeverisur vendin.

Mitsotakis theksoi se qytetarët presin punë dhe vepra, nuk duhet të humbim kohë asnjë ditë, të mos kemi vetëm fjalë por vepra të përveshim mëngët, ta duam detyrën tonë sepse ne i duam ata që zgjodhën ne tu shërbejmë. Grekët meritojnë më shumë, meritojnë një jetë më të mirë.

Kryeministri Mitsotakis, u dorëzoi një plan gjashtëmujor ministrave të tij lidhur me objektivat që duhet të përmbushen deri në funt të këtij viti. Në planin dorëzuar çdo ministri është i përfshirë edhe ndalimi i punësimit të të afërmve apo mbajtja e një pune të dytë.

Mitsotakis ka njoftuar ministrat se bashkëshortët dhe fëmijët e zyrtarëve qeveritarë nuk do të lejohen të nënshkruajnë kontratë me shtetin.