Kroaci, HDZ fiton bindshëm, Plenkoviç: Nesër në ora 9 fillojmë të punojmë për Kroacinë

TË FUNDIT

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para jozyrtare për zgjedhjet parlamentare në Kroaci. HDZ e udhëhequr nga Andrej Plenkoviç ka fituar 68 ulëse në Kuvend, e ndjekur nga koalicioni “Restart” me 43 ulëse dhe Lëvizja atdhetare ka fituar 15 deputetë.

Nga selia e HDZ-së ku të pranishëm ishin shumë simpatizantë, Plenkoviç falemnderojë të gjithë qytetarët dhe partnerët duke theksuar se ky mandat i fituar e detyron edhe më shumë të punojë.

“Kjo fitore nuk është vetëm e shkëlqyeshme, por edhe e detyrueshme, sepse kemi pasur një mandat të vështirë dhe me shumë pasiguri. Për këtë kjo kërkon punë, ide dhe përvojë. Ne arritëm të gjitha këto t’i mbledhim në programin tonë. Kjo fitore është një detyrim i madh për ne”, tha Andrej Plenkoviç, pas shpalljes së rezultateve./TV21