Kriza me korona virusin “ende nuk ka përfunduar” – paralajmëroi FMN

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) sot paralajmëroi se kriza me koronavirusin “ende nuk ka përfunduar”, duke e theksuar nevojën për bashkëpunim multilateral që të sigurohet furnizim përkatës me vaksina pasi do të prodhohet.

Në tekstin e publikuar në revistën “Forin polici”, drejtoresha e FMN-së Kristalina Georgieva dhe ekonomistja kryesore e Fondit Gita Gopinat theksojnë se rimëkëmbja e tanishme ekonomike nga kriza është rezultat i zbatimit të shpejtë të masave për mbështetje nga shtetet e Bankës Qendrore me përmasa të papara, por edhe se nevojitet të bëhen përpjekje shtesë.

- Advertisement -

“Rimëkëmbja mbetet shumë e brishtë dhe e pabarabartë lidhur me rajone dhe sektorë. “Me qëllim që të sigurohet vazhdim i rimëkëmbjes, me rëndësi kyçe është që mbështetja e këtillë të mos ndërpritet para kohe”, thonë Georgieva dhe Gopinat në shkrimin.

Sëmundja Kovid-19, e shkaktuar nga koronavirusi i ri, ka marrë j 900.000 jetë në mbarë botën, ndërsa FMN vlerëson se shpenzimet e përgjithshme nga kriza do të arrijnë 12 trilionë dollarë deri në fund të vitit 2021, për shkak se në vendet me të ardhura të ulëta me siguri do t’u duhet mbështetje e vazhdueshme financiare. FMN ka siguruar financim urgjent për 75 vende, përfshirë edhe 47 shtete me të ardhura të ulëta dhe publikoi se është i gatshëm të sigurojë mbështetje për një perimetër më të gjerë të vendeve me të ardhura të mesme.

- Advertisement -

Krahas mbështetjes për punëtorët dhe subjektet afariste dhe investimet në parandalimin e ngrohjes globale dhe ndalimin e rritjes së pabarazisë në botë, udhëheqësit e FMN_së thonë se qeveritë duhet të punojnë së bashku në nivel ndërkombëtar që t’i jepet fund krizës shëndetësore.

Deri më 8 shtator të këtij viti, në proces të zhvillimit ka pasur të paktën 128 vaksina, prej të cilave 37 tashmë janë në fazë të testimit te njerëzit, shkruajnë Georgiva dhe Gopinati, të cilat parashikojnë 90 për qind të mundësive për zhvillim të suksesshëm të këtij lloji të prodhimit.

- Advertisement -

Ata shtojnë se nevojitet bashkëpunim global që të sigurohet prodhimi në kohë, furnizim përkatës për të gjitha vendet, pa marrë parasysh resurset e tyre financiare dhe shpërndarje të drejtë të vaksinave.

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -