Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski uroi që ditët e festës të kalojnë me më të afërmit, me shëndet të mirë dhe atmosferë të bukur. Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaij i agjërimit, faljes, muaji i përforcimit të besimit, mirëkuptimit dhe respektimit ndaj të tjerëve.
“Vetëm të bashkuar mund t’i tejkalojmë krizat shëndetësore, ekonomike dhe energjetike dhe të gjitha kërcënimet eventuale për sigurinë. Pikërisht ditët e festës na rikujtojnë se vetëm të bashkuar, me solidaritet, mendim të sinqertë dhe zemër të pastër, mundemi të ndërtojmë shoqëri me prosperitet dhe jetë më të mirë, më të qetë dhe më të denjë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Stevo Pendarovski, president.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi uroi që festa të sjellë paqe, harmoni dhe mirëqenie për të gjithë. Ai shpreson se festa do të nxisë ndërgjegje më të madhe për, siç tha, respekt të ndërsjellë dhe ndjenjë për solidaritet dhe humanizëm.
“Këto janë kohëra të vështira të sfidave për njerëzimin, krizat vijnë njëra pas tjetrës. Festa le të na bashkojë të gjithë në lutjet tona, le të sjellë paqe, harmoni dhe mirëqenie për të gjithë. Edhe një herë, urime Fitër Bajramin dhe për shumë mote”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvenit.
Fitër Bajrami është festa e ripërtëritjes së forcës shpirtërore që e përforcon besimin mes njerëzve në të mirën, në të vërtetën, drejtësinë duke e nxitur dëshirën për respekt të ndërsjellë, solidaritet, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në video urimin për festën e Bajramit.
“Këto vlera edhe këtë vit kanë rëndësi të veçantë për shkak të krizës aktuale në nivel global. Në këto kushte, për Fitër Bajram apeloi që të ballafaqohemi me sfidat dhe me parimet e respektimit dhe solidaritetit të vazhdojmë së bashku në rrugën që e zgjodhëm, të bashkuar. Ndërtojmë së bashku një shoqëri për të gjithë qytetarët, mundësi të barabarta dhe e di se vetëm së bashku do të arrijmë t’i tejkalojmë pasojat e krizës në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt”, pohoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Mesazhe urimi kanë dërguar edhe krerët e partive politike në vend.
