Sistemi për distribuim të vaksinave Kovaks planifikon të dërgojë 1,8 miliardë doza në vendet e varfra këtë vit dhe pret që vendet më të pasura t’i përmbushin obligimet e veta në gjysmën e dytë të këtij viti.
“Parashikimet tona tregojnë se duhet t’i përmbushim kushtet për vaksinim, të vendosura nga anëtarët vetëfinancuar të sistemit në gjysmën e dytë të vitit 2021”, kumtuan nga Aleanca për vakcina GAVI në emër të mekanizmit Kovaks.
Kovaks, që është dizajnuar t’u mundësojë të gjithëve qasje të barabartë drejt vaksinave kundër Kovid-19, e të cilin bashkarisht e udhëheqin Aleanca për vaksina GAVI, Organizata botërore e shëndetësisë dhe të tjera, kumtoi se 1,8 miliardë doza do t’u dërgohen 92 vendeve të cilat plotësojnë kushte dhe se do t’u përgjigje përafërsisht 27 për qind të popullatës në ato shtete.
