Drejtoria e Doganave: Me 2 milionë euro grant nga BE-ja vendosen kufijtë e mençur! Terminalet kufitare do të automatizohen plotësisht

TË FUNDIT

Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut ka nisur projektin për automatizimin e terminaleve kufitare, i financuar me grant prej 2 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, përcjell TV21. Projekti parashikon vendosjen e rampave dhe peshoreve digjitale, si dhe sistemeve për njohjen e targave dhe mbikëqyrje video. Sipas Doganës, automatizimi do të mundësojë kontroll më të shpejtë të mallrave, ulje të kohës së pritjes dhe reduktim të kostove operative. Zbatimi i projektit pritet të përfundojë deri në mesin e vitit të ardhshëm. Sistemet e reja synojnë edhe uljen e ndikimit të faktorit njerëzor në proceset doganore.

“Gjithashtu, zbatimi i këtyre sistemeve do të mundësojë uljen e ndikimit të faktorit njerëzor, si një nga mjetet për një luftë më efikase kundër krimit dhe korrupsionit”, theksuan nga Drejtoria Doganore.