Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk ka asnjë gjobë dhe se opozita po bën histeri në lidhje me marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, përcjell TV21. Kreu i ekzekutivit thotë se Qeveria ka angazhuar MTL-në që të kryej të gjitha obligimet për nisjen e punës për ndërtimin e autostradave.
“Sipas Ligjit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D dhe sipas marrëveshjes së nënshkruar, në bazë të këtij ligji, Qeveria e ka obliguar Ministrinë për Transport dhe Lidhje që t’i nis të gjitha procedurat e nevojshme për fillimin e aktiviteteve për projektim, angazhim tët të gjitha resurseve të nevojshme që janë të nevojshme për fillimin e punëve dhe gjithashtu për realizimin e transaksioneve, të mjeteve financiare që janë në përputhje me marrëveshjen dhe që janë për nisjen e punëve”, tha mes tjerash Kovaçevski./tv21.tv
