Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin e sotëm në “Click Plus” në TV21, tha se edhe pse nuk ka qenë e lehtë, Qeveria ka bërë gjithçka që Shkupi të ketë ngrohje më 15 tetor.
“Në fund të fundit qytetarët nuk janë ekspertë për shkencat elektroteknike. Ajo që presin qytetarët është që kur të shtypin çelësin në shtëpi të kenë energji elektrike. Kur moti është i ftohtë nën 15 gradë, kur prekin radiatorin që të jetë i ngrohtë, këtë presin qytetarët. Kjo është ajo që qeveria ka arritur të bëjë deri tani. Të mos harrojmë se kur erdha kryeministër më 14 janar, Shkupi nuk kishte ngrohje. Ndërsa më datë 17 janar, Shkupi arriti të kishte ngrohje”, tha kryeministri Kovaçevski.
