Kovaçevski dhe Bekteshi gjejnë kohë të përshëndesin qytetarët, por jo dhe Taravarin

TË FUNDIT

Në 65-vjetorin e HEC-eve në Vrutok të Gostivarit, përveç kryetarit të komunës së Gostivarit ishin të pranishëm edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ndërsa kryetari i Gostivarit kishte mbërritur më herët në këtë eveniment dhe kishte zënë vend në radhën e parë, kryeministri Kovaçevski dhe ministri Bekteshi me të mbërritur filluan të takohen me qytetarët e pranishëm, por për kryetarin e Gostivarit Arben Taravarin nuk ndanë të njëjtën kohë, duke e injoruar totalisht, ashtu siç shihet edhe në këtë video. Gjatë pyetjeve të gazetarëve, ekipit të Televizionit 21 nuk iu dha mikrofoni për të parashtruar pyetjen pse u injorua kryetari i komunës së Gostivarit, ndërsa mediave të tjera u lejuan të parashtrojnë pyetje.

https://www.youtube.com/watch?v=cxygmBRiBMA&feature=youtu.be