Kostovski: Pensionet do të rriten në nivel rekord! Stojanovski: Pensionistët janë vjedhur me vite

TË FUNDIT

Në “Click Plus” në TV21 deputeti Martin Kostovski nga LSDM dhe deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE këmbyen akuza të ndërsjella në lidhje me pensionet. Kostovski me lëvdata se i kanë rritur maksimalisht pensionet dhe se kanë fond pensional të qëndrueshëm, ndërsa Stojanovski thotë se LSDM po mundohet t’i mashtrojë qytetarët.


“Tani kemi fond pensional stabil që do të servisoj pensionet dhe kompensimet në nivel mujor, për fat të mirë në fund të vitit kur të mblidhet në total shuma e parave që do të jenë në kontot e pensionistëve tanë, do të kemi shifër prej 12 milionë denarëve. Duhet të pajtohemi se kjo është rritje rekord. Tre muaj do të marrin mbi 1 mijë denarë, ndërsa dy herë në vit do të ketë harmonizim të pensioneve sipas modelit zviceran”, tha Martin Kostovski nga LSDM-ja.

Stojanovski shton se pensionistët janë grabitur për 3 vjet e pesë muaj dhe numëroi shembujt e shteteve të rajonit se si kanë vepruar në këtë drejtim.

“Vjedhje ekuivalente. Në çfarë konteksti? Në Maqedoni kemi dy botë paralele. Njëra është ajo që është reale – nga ajo që jetojnë qytetarët, punëtorët, mjekët, pensionistët, gazetarët, dhe tjetra është ajo ku jetojnë Zoran Zaev, Dimitar Kovaçevski, fatkeqësisht edhe kolegu deputet, si dhe anëtarët e LSDM dhe BDI-së. le të flasim për pensionet, vlerësoj çdo denarë që shkon nga buxheti në pensione por pak është nënvlerësuese. Po mundohen t’i gënjejnë qytetarët në kushte kur ata janë të informuar dhe shohin se në Serbi pensionistëve ju pagua ndihmë e njëhershme prej 170 eurove”, akuzon Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Në lidhje me bllokadat në Kuvend, Stojanovski thotë se kjo ndodh për shkak të mosmarrëveshjeve LSDM-BDI e jo nga ana e partisë së tij.
Stojanovski mohon se VMRO-DPMNE ka koalicion me partinë “E majta”, duke shtuar se kanë vetëm bashkëpunim në komuna.