Kosova i ndaloi fluturimet nga Britania e Madhe dhe vendosi vetëizolim prej dy javëve

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, urdhëroi anulim të të gjitha linjave ajrore na Britania e Madhe, me qëllim që të parandalohet përhapja e llojit të ri të koronavirusit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën dërguar mediave, Ministria Kosovare e Shëndetësisë informon se qytetarët të cilët do të udhëtojnë në vend nga Britania e Madhe përmes vendkalimeve kufitare tokësore obligohen të vetëizolohen për dy javë në shtëpitë e tyre.

“Nga Ministria për Infrastrukturë dhe Ministria e Punëve të Brendshme kërkohet t’i sjellin vendimet dhe masat e nevojshme në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre administrative me qëllim të zbatimit të këtij vendimi. Për të gjithë personat fizik dhe juridik të cilët nuk do t’i respektojnë masat, organet kompetente angazhohen të shqiptojnë masa ndëshkuese në pajtim me Ligjin për parandalim de luftë kundër pandemisë së Kovid-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.