Korona virusi nuk po i kursen as fëmijët. Tetë fëmijë janë pozitiv me Kovid19 dhe janë hospitalizuar në spitalin e fëmijëve Kozle. Dy prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Ka 3 ditë që është hospitalizuar një foshnje, ndërsa fëmiju më i madh i infektuar me koronavirus i ka 15 vjet.
Spitali në Kozle si cili përdorët si qendër e Covid-19 për fëmijë ka 12 fëmijë të hospitalizuar të cilët janë infektuar me koronavirus. Për momentin 8 prej tyre janë pozitiv, dy prej tyre janë me mbështetje me oksigjen. Pacienti më i vogël i ka vetëm dy muaj ndërsa fëmiju më i madh i ka 15 vjet, gjendja shëndetësore e tyre është stabile.
Nga ministria e shëndetësisë informojë se gjendja e fëmijëve të infektuar me koronavirus është stabile dhe po trajtohen me terapi të duhur.
“Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me Kovid-19 tek fëmijët deri më tani është 2244. Në moshën 0-9 vjeç janë regjistruar 857 raste, ndërsa në moshën 10-19 vjeç 1387 raste. Aktualisht, 12 fëmijë janë të shtruar në spital në Institutin për sëmundje të mushkërive në Kozle. Të gjithë janë mirë me shëndet. Për të gjithë pacientët të cilëve u nevojitet u caktohet terapi antibiotike”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se më pak se 1% e nxënësve dhe stafit në shkollat fillore dhe të mesme janë të infektuar me KOVID-19. Në kuadër të mësimdhënies me prani fizike, u regjistruan gjithsej 40 nxënës pozitiv nga koronavirusi dhe 52 punonjës nga stafi mësimor në shkollat e mesme dhe fillore. Ndërsa nga momenti i hapjes së çerdheve rreth 26 fëmijë dhe 83 të punësuar nëpër çerdhe kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19.
