Toyota ka zbuluar modelin e ri LandCruiser FJ, një version më kompakt i ikonës off-road, që synon të rivalizojë Suzuki Jimny dhe Dacia (Renault) Duster. Modeli i ri ruan elementet karakteristike të dizajnit të FJ Cruiser.
SUV-i i vogël me pesë dyer do të prodhohet nga viti 2026 në Tajlandë, dhe është i pajisur me një motor 2.7 litra benzinë (120 kW/246 Nm) dhe transmision automatik me gjashtë marshe, me sistem 4×4 me aktivizim të pjesshëm.
LandCruiser FJ është ndërtuar mbi një version të shkurtuar të platformës IMV që përdoret edhe për HiLux-in, me bazë rrotash 2600 m dhe gjatësi 4575 m, duke e pozicionuar mes RAV4 dhe Corolla Cross. Dizajni është i fortë dhe i këndëzuar, me rrota të fryra, gomë rezervë në derën e pasme dhe parakolpë të ndashëm, që lehtësojnë riparimet pas dëmtimeve në terren.
Brendësia ndjek frymën e LandCruiser Prado-s, me një pult horizontal, ekran të madh qendror dhe panel digjital instrumentesh. Toyota premton aftësi të larta terreni, përfshirë artikulim rrotash të ngjashëm me LandCruiser 70 Series dhe një rreze kthimi prej vetëm 11 metrash.
Edhe pse detajet e plota do të publikohen më vonë, LandCruiser FJ pritet të tërheqë adhuruesit e modelit klasik FJ dhe të synojë blerësit që kërkojnë një SUV të vogël, por të fuqishëm dhe autentik off-road.
