Ivica Konevski, anëtarë aktual i VMRO-DPMNE-së dhe këshilltar në qytetin e Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së ka shkruar se me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare është e qartë se është koha që të bëhen ndryshime në udhëheqësin e kësaj partie dhe të krijohet një grup më i mirë për të kthyer besimin e qytetarëve tek kjo parti.
-Është koha për ndryshime në VMRO-DPMNE, këtë edhe njëherë e vërtetuan rezultatet nga zgjedhjet parlamentare. VMRO-DPMNE gjithmonë ka pasur vulën e vet të dallueshme, e cila për fat të keq viteve të fundit është zbehur. Por, pavarësisht gjithë trazirave, shumë prej nesh nuk e kanë humbur dëshirën e madhe që partia të kthehet në rrugë e saj të duhur, të ndjekë trendet moderne dhe të bëhet përsëri pjesëmarrëse efektiv në këtë shoqëri,- shkruan Ivica Konevski, anëtarë i VMRO-DPMNE-së./TV21
