Komuna e Gostivarit: Po punohet për normalizimin e sistemit të ujësjellësit! Informohuni vetëm nga burimet zyrtare 

TË FUNDIT

Komuna e Gostivarit njofton se Shtabi i Krizës në nivel qendror dhe lokal, së bashku me NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup”, po punojnë në terren për normalizimin e gjendjes në sistemin e ujësjellësit.

Nga Komuna bëjnë thirrje që qytetarët të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare dhe të mos u besojnë informacioneve të paverifikuara që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, për çdo zhvillim të ri, publiku do të informohet me kohë, përfshirë rezultatet e analizave të cilësisë së ujit dhe gjendjen e sistemit të furnizimit.

“Komuna e Gostivarit, Shtabi i Krizës në nivel qendror dhe lokal, si dhe NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup“, po punojnë intensivisht në terren për normalizimin e gjendjes së sistemit të ujësjellësit. I ftojmë qytetarët që, lidhur me ecurinë e procesit, të informohen vetëm përmes njoftimeve zyrtare të institucioneve kompetente dhe të mos përhapin apo të mos mbështeten në informacione të rreme që qarkullojnë në rrjetet sociale. Për çdo zhvillim të ri, qytetarët do të informohen me kohë, si për analizat dhe rezultatet e cilësisë së ujit, ashtu edhe për gjendjen e sistemit të ujësjellësit”, thonë nga komuna.