Kompania Nike largohet plotësisht nga tregu rus

TË FUNDIT

Gjigandi amerikan i veshjeve sportive, Nike, tha se po largohet plotësisht nga tregu rus, tre muaj pasi pezulloi operacionet e tij në vend.Nike tha në një deklaratë më 23 qershor se po i bashkohej markave të tjera të mëdha perëndimore në largimin nga tregu rus, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.

“Nike Inc. mori vendim për t’u larguar nga tregu rus… Dyqanet e Nike-s u mbyllën përkohësisht kohët e fundit dhe nuk do të rihapen”, tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se ueb-faqja dhe aplikacioni i saj rus gjithashtu do të mbyllen.