Kompani e re për menaxhimin e mbeturinave në Tetovë?Saubermacher do të kujdeset për një qytet më të pastër

TË FUNDIT

Kompania Austrisë Saubermacher e cila do të menaxhojë me mbeturinat në Tetovë, promovoi kamionët dhe koshat. Kryetari i komunës Bilall Kasami tha se ai do të vazhdoj të angazhohet që qyteti të jetë sa më i pastër.


“Vizioni ynë bashkë me kompaninë është që të sigurojmë një qytet të pastër dhe të zhvilluar për të gjithë ne. Prandaj nevojitet bashkëpunim i secilit sepse vetëm kështu do arrimë tek menaxhimi modern dhe efikas me mbeturinat. Ne ngadalë ecin rrugës për të cilën kemi punuar këto dy vite. Puna jonë nuk mbaron këtu”.- deklaroi Bilall Kasami – Kryetar i komunës së Tetovës.


Nga ana tjetër, përfaqësuesi i kompanisë Saubermacher tha se do t’i duhet bashkëpunim me qytetarët për të arritur që Tetovën ta bëjnë një qytet të pastër europian.


“Ekipi ynë dhe unë shohim si detyrim tonin të japim një kontribut për shoqërinë dhe mjedisin, në mënyrë që brezat e ardhshëm të mund të jetojnë gji8thashtu në një mjedis natyror të pastër dhe të paprekur. Kjo është arsyeja përse për mua është e rëndësishme në veçanti të mbështes qytetin e Tetovës në ngritjen e një sistemi ekologjik të grumbullimit të mbeturinave, për të sjellë Maqedoninë e veriut dhe Tetovën me standardet mjedisore evropiane, dhe, për tu ofruar klientëve tanë këshillat dhe shërbimet më të mira të mundshme”.- deklaroi Hans Roth. Saubermacher.


Në fazën e parë, komuna bashkë me kompaninë Saubermacher do të kenë 100 punëtorë të angazhuar në pastrimin e qytetit, ndërsa do ndërrohen gjithë kontejnerët për mbeturina nëpër qytet, si dhe do të ketë angazhim shtesë të maunave për mbledhjen e mbetjeve. Në të ardhmen, kompania në fjalë, ka paralajmëruar edhe rritjen e fuqisë punëtore, si dhe makinerisë së nevojshme për një qytet më të pastër.