Komision për lënien pas dore të Kodrës së Diellit, Sulemani: U pajtuam, nuk mund të menaxhohet nga “Elem Turs”

TË FUNDIT

Janë mbledhur mjetet e nevojshme për Noarin 3-vjeçar

Të afërmit e Noarit 3-vjeçar, që vuan nga tumori në veshkë, njoftojnë se, janë mbledhur mjetet e nevojshme për...

Qeveria e zgjeruar, VMRO-ja ndryshoi qëndrim, PLD-ja tha “jo”, për ASH-në ky është blof

https://youtu.be/MfaEpYyR6Xw Pasi që e mori besimin në Kuvend, dje kryeministri Zoran Zaev i ofroi opozitës që të jetë pjesë e...

Çairi dhe Saraji festojnë 7 Marsin, të pranishëm Mexhiti dhe Bexheti, por jo funksionarët e lartë BDI-së

https://www.youtube.com/watch?v=Wn3dB3j4U-Y Se po vazhdojnë fërkimet brenda BDI-së, kjo u pa edhe sot në shënimin e festës së 7 marsit, në...

Qendër terapie me protone për pacientët e vegjël me sëmundje të rënda

Një qendër e terapisë me protone për trajtimin e pacientëve të vegjël me kancer pritet të nisë funksionimin në...

Asfaltimi i autostradës Shkup-Bllacë ende s’ka filluar

https://www.youtube.com/watch?v=juo8archIpw Shumë fjalë, shumë premtime e fotografi, por asfaltimi i dy kilometrave rrugë, në autostradën Shkup-Bllacë ende nuk ka filluar...

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur edhe mbledhja e parë për koncesionimin e Kodrës së Diellit. Sipas Hamdi Sulemanit nga iniciativa Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit i cili është edhe përfaqësues nga sektori civil në këtë takim thotë se të gjithë kanë rënë dakord që Kodra e Diellit të hiqet nga pronësia e Elem Turs pasi që ajo deri më tani është duke punuar me 75 milion denarë humbje dhe nuk mund të zhvillojë këtë pikë turistike.

“Informatat qe potencoi drejtori , disa nga ata treguan reflektimin negativ të kompanisë të cilën ai menaxhon gjithashtu me numra të saktë tregoj se kompania te cilën menaxhon tani për tani është ne humbje prej 75 milionë denarë, dhe i njëjti reflektim vjen pasi qe Elem Turs ka nën udhëheqje disa resorte të ndryshme në Maqedoni të cilat nuk janë aspak profitabile, dhe njëkohësisht njëra ndër elementet kryesore për paraqitjen e asaj humbje është edhe mensa e Rek Bitola – e cila është nën ombrellën e Elem Turs. Kjo është një ndër elementet kryesore për mos zhvillimin, apo planifikimin e investimeve te reja dhe njëkohësisht element kryesor për bllokimin e çdo procesi për një rimëkembje të qendrës turistike Kodra e Diellit”, tha Hamdi Sulemani nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Në këtë takim është kritikuar edhe puna e Komunës së Tetovës ku akoma nuk ka një plan detal urbanistik dhe të njëjtën e bën vetëm për vikend shtëpizat dhe jo për kodrën e diellit në Tërësi. Gjithashtu është kërkuar dhe është kritikuar pastrimi i borës që behët nga kompanitë të cilët i zgjedh Komuna e Tetovës pasi që nuk kanë pajisje adekuate.

“Plani detal urbanistik duhet te përpilohet në përputhshmëri me kapacitetin turistik qe ofron resorti turistik kodra e diellit. ngufatja dhe bllokimi i qendrës turistike behet pasi qe nuk kemi edhe parkingje adekuate, dhe ne këtë pike u bisedua qe ne mënyrë me te përshpejtuar te filloje edhe planifikimi i një teleferiku te rri nga Tetova deri ne Kodrën e diellit. Për te pas një qendër turistike ekologjike me zero emision te djegieve te karburanteve, e pa shmangshme është ndërtimi i teleferikut tetove kodra e diellit”, shtoi më tej Sulemani.

Ky komision i cili është paraparë të vendos për “fatin” e qendrës turistike “Kodra e Diellit” është formuar nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai në mes tjerash theksoi se të gjitha palët janë pajtuar se udhëheqësia e deritanishme e Kodrës së Diellit, pra “Elem Turs” është një dështim dhe keqmenaxhim, me të cilin sipas Sulemanit është e pamundur të bëhet zhvillimi i qendrës turistike Kodra e Diellit.

TË NGJAJSHME