Komediani i njohur italian, Checco Zalone zgjedh bregdetin shqiptar për të pushuar

TË FUNDIT

Një tjetër personazh i famshëm italian ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri, pas kryeministres Giorgia Meloni.

Komediani, regjisori dhe skenaristi i njohur italian, Checho Zalone ndodhet në bregdetin e kristaltë jonian këtë verë.

Marcela Lati publikoi në rrjete sociale një foto me komedianin e njohur, ndërsa krahas fotos shkruan “Qeshni, nuk do të keni dhëmbë përgjithmonë dhe nuk e dini nëse mund ta përballoni dentistin”.

Zalone është bërë i famshëm me batutat në komeditë “Cado dalle nubi” (Bie nga retë), apo “Che bella giornata” (Sa ditë e bukur).