Kina planifikon të vaksinojë me përparësi grupet më të rrezikuara kundër Covid-19

TË FUNDIT

Kina do t’i japë përparësi vaksinimit të grupeve me rrezik të lartë kundër COVID-19, tha të shtunën Zeng Yixin, nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Ata që punojnë në transportin e produkteve të ngrira, kujdesin shëndetësor dhe punëtorët e porteve, janë disa nga grupet që do të vaksinohen së pari, njoftuan zyrtarët shëndetësorë në një konferencë shtypi.