Transporti hekurudhor në Kinë, 108 milionë pasagjerë gjatë 11 ditëve të ardhshme!

TË FUNDIT

Mbi 108 milionë pasagjerë pret të ketë shteti kinez në 11 ditët e ardhshme në transportin hekurudhor, shkaku i një feste kombëtare, raportojnë mediat ndërkombëtare.

China Daily shkruan se autoritetet atje kanë llogaritur një mesatare prej 9.8 milionë udhëtarësh në ditë, gjatë festes.

Autoriteti shtetëror hekurudhor kinez, sipas këtij mediumi, ka parashikuar që vetwm në ditën e parë të festës shtetërore do të ketë 13 milionë pasagjerë.

Për t’i shërbyer kërkesës për transport hekurudhor, thuhet se janë vënë në shërbim 9500 trena.

Ky shtet feston nga 1 deri më 8 tetor Festivalin e Mes-Vjeshtës, i cili origjinën e ka nga një “përralle”, meqë flet për një hero lokal, i cili ka shkatërruar 9 sisteme diellore.