Dikush me hapa më të ngadaltë e dikush duke kërcyer. Këto janë dy mënyrat më të mira për të kaluar rrugën kur moti është me shi në Shkup.
“Kjo është gjendja e shumë vendkalimeve për këmbësorë, kur bie shi në kryeqytet. Duhet të keni shumë kujdes kur kalon sepse mund të zhytesh në ndonjë nga pellgjet e krijuara nga gropat nëpër rrugë”.
Për shumë prej tyre, kalimi i rrugës shkakton këpucë të lagura, rroba të zhytura dhe rrezik të shtuar për rrëshqitje. Edhe më problematike është kur makinat kalojnë pranë tyre – duke i spërkatur me ujë të ndotur dhe krijuar situata të pakëndshme.
–Po çdo herë kur kalojë në zebra më lagen këpucët, pantallonat, sepse vlerësoj se nuk janë të bëre rrugët siç duhet.
-E lagur, patika të lagura.
-A nevrikoseni?
-Po jo sinqerisht nuk nevrikosem.
-Kjo është nga asfalti sepse kalojnë shumë vetura dhe nuk është cilësor asfalti, duhet prej në fillim të asfaltohen rrugët.
-Duhet të merren masa, sepse kalon vetura dhe të bën qull.
-Jemi mësuar është normale, e sipas mendimit tim duhet të rregullohen më mirë teknikisht këto problematika.
Sipas qytetarëve, kjo gjendje përsëritet pas çdo shiu, për shkak të mungesës së një sistemi të rregullt të drenazhimit, që e lë ujin të grumbullohet pikërisht aty ku kalojnë më së shumti këmbësorët.
Derisa institucionet të reagojnë, qytetarëve u mbetet të “lëvizin me kujdes”.
