Komisioni Evropian i publikoi projeksionet ekonomike verore për vendet e BE-së dhe për eurozonën, fotografia është e errët dhe pritet recesion i thellë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
“Ekonomia e BE-së do të ketë recesion të thellë sivjet për shkak të pandemisë së koronavirusit, edhe krahas përgjigjeve politike të shpejta dhe gjithëpërfshirëse të BE-së edhe në nivel kombëtar. Sepse thellimi i masave kufizuese po zhvillohet në mënyrë më graduale nga ajo që e prisnim në parashikimet tona verore, pasojat mbi aktiviteteve ekonomike do të jenë më të dukshme sesa pritej”, kjo është hyrja e raportit për parashikimet ekonomike të Komisionit Evropian për 2020 dhe 2021.
Analizat e shërbimeve të KE-së tregojnë se gjatë këtij viti, ekonomia e BE-së do të ngushtohet për 8,3 për qind, ndërsa në eurozonë shkalla arrin 8,7 për qind. Për vitin 2021 pritet rritje prej 5,8 për qind në BE dhe 6,1 për qind në eurozonë. Në krahasim, parashikimi veror i Komisionit parashikonte recesion prej 7,4 për qind për BE-në dhe 7,7 për qind për eurozonën në vitin 2020.
Raporti e merre parasysh faktin se rreziqet mbesin “jashtëzakonisht të larta” sepse nuk dihet nëse në muajt e ardhshëm sërish duhet të mbyllen ekonomitë dhe të vendosen masa të reja të ashpra kufizuese nëse virusi sërish përhapet. Në disa rajone evropiane tashmë po paraqitet valë e re, ndërsa vjeshta dhe dimri do të mund ta përkeqësojnë gjendjen plotësisht.
Analizat e Komisionit nisen nga supozimi se masat në mënyrë progresive do të lirohen dhe se nuk do të ketë valë të dytë të Kovid-19.
Komisioni Evropian paralajmëron se veçanërisht e brishtë është gjendja e tregut të punës, dhe se shumë kompani mund të gjenden në një situatë të mungesës së likuiditetit, sepse është i rrezikuar stabiliteti i tregjeve financiare.
Pushteti ekzekutiv evropian druan nga rritja e politikave proteksioniste të cilat do të kishin “pasoja negative” mbi tregtinë globale. Në këtë kontekst, thirren vendet anëtare të BE-së dhe Mbretëria e Bashkuar të mos e anulojnë lidhjen e marrëveshjes për tregti të lirë për të cilën ende negociohet. Nëse të dyja palët nuk arrijnë të dakordohen për një marrëveshje të këtillë, pritet efekt negativ mbi rritjen ekonomike, veçanërisht ai britanik, thotë KE-ja.
KE-ja para disa javëve prezantoi paketë të masave për dalje nga kriza e quajtur “Gjenerata e Ardhshme BE”, mbi bazë të nismës gjermano-franceze, por vendet anëtare të BE-së nuk arrijnë konsensus për këtë propozim.
Javën e ardhshme do të mbahet samiti i parë fizik midis 27 liderëve të BE-së pasi filloi kriza në mars, tema kryesore do të jenë nismat për shpëtim ekonomik.
Paketën që e propozon Komisioni Evropian do të mundësojë të futen para të freskëta në ekonomitë e BE-së, por kjo do të thotë edhe mbikëqyrje më të madhe mbi politikën e brendshme në vendet anëtare dhe solidaritet më të madh midis tyre.
