KB: Në Sudan për shkak të përmbytjeve rrezikohen dhjetëra mijë persona

TË FUNDIT

Shiu i rrëmbyeshëm sezonal shkatërroi shtëpi dhe infrastrukturë në të gjithë Sudanin dhe goditi më shumë se 50.000 persona, kumtuan sot Kombet e Bashkuara.

Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare në Sudan bëri të ditur se mbrëmë vonë  përmbytjet kanë përfshirë 14 nga 18 provinca të Sudanit ditëve të fundit.

Shtetet Darfuri Verior, Nili i Bardhë, Senari dhe Kasalla janë të fundit që lajmërojnë mot të keq dhe përmbytje, thuhet në raport.

Shërbimi meteorologjik në Sudan paralajmëroi se presin reshje të rrëmbyeshme gjatë gushtit dhe shtatorit në disa pjesë të vendit.

Vitin e kaluar, në përmbytjet në 16 provincat sudaneze në korrik dhe gusht kanë humbur jetën 78 persona.