Vazhdon hetimi për atentatin mbi profesorin e historisë dhe gjeografisë Samuel Pat, për “bashkëpunim në atentatin terrorist” dhe shoqërimit kriminal terrorist”, pasi në tetor, shtatë persona, përfshirë edhe dy nxënës të shkollës fillore, ishin nxjerrë para drejtësisë.
Sipas informacioneve të publikuara sot, katër nxënës të tjerë janë akuzuar në hetimin për vrasjen më 16 tetor të profesorit Samuel pat, për shkak se nxënësve të tij u ka treguar karikatura të profetit Muhamed, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Tre nga të miturit janë të moshës prej 13 dhe 14 vjet, dhe ata tani akuzohen për “bashkëpunim në atentat terrorist”, me këtë që e kanë shënuar viktimën e sulmuesit Abdullah Anzorov para kolexhit të tyre në Konflna-Sant-Honorin në Ivelin.
Personi i katërt, i akuzuar për “akuzë shpifëse” është vajza e Brahim Çhinës, prindi i nxënëses i cili qëndron pas fushatës mediatike kundër profesorit Pati.
