Katër shtetas të Shqipërisë janë ndaluar për peshkim të paligjshëm në Liqenin e Prespës

TË FUNDIT

Katër shtetas nga Shqipëria janë ndaluar nga policia në Prespë pasi u kapën duke peshkuar në mënyrë të paligjshme në liqen, në kohën kur është në fuqi ndalimi i peshkimit, përcjell TV21. Sipas autoriteteve, ata gjithashtu kishin kaluar ilegalisht kufirin shtetëror. Në vendngjarje është gjetur rreth 60 kilogramë krap.

“Sot (29.05.2026) rreth orës 05:00, nga ana e zyrtarëve policorë të Qendrës Rajonale Perëndim, janë ndaluar katër persona nga Republika e Shqipërisë, të cilët janë kapur duke kryer peshkim të paligjshëm në ujërat e Liqenit të Prespës, në periudhën kur është në fuqi ndalimi aktiv i peshkimit. Nga kontrollet e kryera është konstatuar se personat kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror. Në vendngjarje është gjetur krap me peshë totale rreth 60 kilogramë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të ngrihet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.