Rikthehet në skenë shfaqja teatrale “Terapia”, me autor dhe regjisor Sulejman Rushiti

TË FUNDIT

Publiku do të ketë mundësinë ta ndjekë shfaqjen “Terapia” më 29 dhe 30 maj, në një rishfaqje që sjell sërish atmosferën intensive dramatike dhe dialogun emocional që e karakterizon këtë vepër. Vepra do të shfaqet në Sallën e fakultetit të Arteve-Tetovë, me fillim nga ora 20:00.

Në role interpretojnë Linda Shabani dhe Abdulla Osmani, të cilët ndërtojnë një përballje skenike të ndjerë dhe dinamike.

“Terapia” trajton raportet njerëzore, plagët e heshtura dhe përplasjet psikologjike, duke e ftuar publikun drejt reflektimit mbi komunikimin, vetminë dhe të vërtetat që shpesh mbeten të pathëna.

Shfaqja pritet të rikthejë interesimin e publikut dhe të ofrojë një përvojë teatrore intensive e bashkëkohore.