Në qendrën historike të Lvivit në Ukrainë janë vendosur 109 karroca të cilat simbolizojnë fëmijët që u vranë gjatë luftës në Ukrainë, raporton BBC.
Zyra e Prokurorit ka thënë se më shumë se 130 fëmijë të tjerë janë të plagosur. Numri mund të jetë më i madh, kjo ngaqë pamundësohet depërtimi në zonat e luftës, përcjell TV21.
Janë sulmuar 439 shkolla nga bombardimet, ku 63 janë shkatërruar në tërësi.

