Karakaçanov: Zaevit i erdhi “mendja”! Përgjigjet edhe Pendarovski: Kam përvojë dhe di çka flas

TË FUNDIT

Pas intervistës së djeshme të Kryeministrit të RMV, zv.kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, tha se pret që ajo që ka deklaruar Zaev të jetë pjesë e deklaratës së nënshkruar, me çka në mënyrë praktike konfirmohet ajo që Bullgaria e ka kërkuar për aneks në Marrëveshje. Karakaçanov duke komentuar qëndrimet e intervistës, me ton ofendues tha se Zaevit tani i ka ardhur “mendja”. Përndryshe Zaev në intervistë ka thënë se me Bullgarinë kemi histori të përbashkët, ndërsa Karakaçanov thotë se ajo është bullgare.

“Sipas traditës së vjetër bullgare, bullgarit çdoherë i vjen mendja ditën e ardhshme. Kështu edhe me kolegun Zaev. A i besoj apo jo, nuk ka rëndësi. Preferoj më tepër të mos besoj në deklarata dhe intervista por të shoh se çfarë po bëhet. Historia është e përgjithshme, por duhet të precizohet. Është e përgjithshme, por është histori bullgare”, është shprehur zv/kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov.

Edhe përkundër reagimeve flagrante  në opinion, me arsyetim për intervistën e Zaevit doli ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, e cila tha se ai vetëm ka dashur të hap dyert drejt Bullgarisë dhe se nuk duhet të jemi peng të historisë.

“Pyetja nuk është nëse do ta lexojmë ose do ta harrojmë historinë, duhet të mbahet mend historia. Çështja është nëse sot do t’i sjellim vendimet në bazë të asaj që ka ndodhur para 70 vjetëve”, tha Shekerinska.

Pasi Zaev në intervistë e cilësoi presidentin Pendarovski si politikan pa shumë përvojë,  u përgjigj shefi i shtetit.

“Përvoja ime 20 vjeçare në politikën ndërkombëtare më mundëson që në mënyrë precize t’i mat fjalët dhe qëndrimet që i tregoj kur bisedoj me bashkëbiseduesit e mi bullgarë. E pashë intervistën dhe reagimet në opinion publik ku fatkeqësisht ekziston dilema nëse krerët shtetërorë veprojnë bashkërisht në lidhje me këtë çështje”, thotë Presidenti Pendraovski.

Por, pas deklaratës së Zaevit se Bullgaria ka qenë çlirimtare e disa pjesëve të Shkupit, Kumanovës dhe Kriva Pallankës, kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski në profilin e tij në Facebook publikoi status në të cilin shkruan se nuk pajtohet me fjalët e kryeministrit në intervistën duke thënë se ka fakte të shtrembëruara. Shkroi se Goce Dellçev është maqedonas, themeli dhe shpirti i shtetësisë sonë.

Maqedonia ishte okupuar dhe e ndarë në Luftën e dytë botërore nga Gjermania, Bullgaria dhe Italia fashiste. Kumanovën e çliruan brigadat e 17-të dhe 18-të maqedonase dhe Kumanova ka dhënë mbi 800 viktima partizanë dhe dyfishtë më shumë viktima civile, shkroi Dimitrievski.