“Kaq pak njerëz, për një krim aq të madh”/ Një numër i vogël i qytetarëve kërkoi drejtësi për Vanjën

TË FUNDIT

Shumë pak qytetarë dolën në protestën e thirrur për mbështetje për familjen e Vanjës. Kërkuan dënime të ashpra për kryerësit e vrasjes monstruoze.

“Momentalisht jemi tre njerëz. Turpërohu Maqedoni! Shkup turpërohu për shkak se nuk është në rregull që të mos ketë asnjë person në momente kur dikujt duhet dhënë mbështetje.”

Edhe pse vrasja e 14-vjeçares Vanja Gorçevska shkaktoi tronditje dhe pati jehonë të fortë në opinion, thirrjet për dënim me vdekje, si dhe thirrjet për protesta masive nuk morën përgjigjen e pritur. Protesta është paralajmëruar që më parë në rrjetet sociale.

“Duhet, duhej të ketë më shumë qytetarë, të tregohet se jemi më shumë. Se ajo vajzë meriton drejtësi dhe duhej të ishim në numër më të madh dhe të japim leksion se duhet të mblidhemi më shumë njerëz, që të lëmë përshtypje se jemi më të zëshëm. Të mos ndodhim më ngjarje të tilla dhe për këtë duhet të sillet ligj i veçantë për këtë vepër, sanksion i veçantë, dënim më i ashpër që të ndryshohet në ligjin diçka. Të mos mbetet pa u dënuar.”

“Vanja e pafajshme për shkak të panjerëzisë së këtij populli shkoi në botën tjetër. Në të njëjtën kohë dua të dërgoj porosi deri te populli i këtij shteti, sepse siç po e shoh, aq pak njerëz për një krim aq të madh, kjo është gjë e paparë në shoqëri.”- tha Selami Saiti, Lëvizja Qytetare Europiane.

Siç kumtoi paraprakisht policia, rreth orës 7 e 30 Vanja është rrëmbyer nga ndërtesa në të cilën ka jetuar. Kidnapuesit në krye me Lupço Palevski-Pallçon e kanë lidhur dhe e kanë futur në automobil.

Tre orë pas kidnapimit, ajo është vrarë. Policia dyshon se rrëmbyesit i ka kapur paniku për shkak se nëna e saj shumë herët ka denoncuar rastin në polici dhe është prononcuar nëpër media.

Tre të arrestuarit e kanë pranuar pjesëmarrjen e tyre në këtë krim, ndërsa babai i Vanjës, mohon se ka qenë i përfshirë. Pallço u arrestua në Turqi dhe pritet ekstradimi i tij në vendin tonë.

Në të njëjtin kohë në një grup në Facebook po shpërndahen teori konspiracioni dhe kërkohet lirimi i të dyshuarit të parë për dy vrasjet.