Kampionati evropian i basketbollit/ Katër shkolla të mesme do ta përfaqësojnë Maqedoninë

TË FUNDIT

Në Shkup prej sot deri të shtunën do të mbahet kampionati evropian në basketboll. Drejtori i Agjencisë, Naumçe Mojsovski njoftoi që në këtë ngjarje do të marrin pjesë rreth 200 nxënës sportistë nga gjashtë shtete dhe me 11 ekipe djem dhe vajza. Shtetin tonë do ta prezantojnë shkollat “Nikolla Karev” nga Shkupi, “Pero Nakov” nga Kumanova, “Gjorçe Petrov” dhe sholla “Josip Broz Tito”.

Për herë të parë nga ekzistimi ynë organizohet një garë e tillë e ajo është Kampionati Evropian për sport shkollor në basketboll, edhe për meshkuj edhe për femra. Para nesh ishte gara në hendboll në Bosnje. Tani tek ne është pjesa e basketbollit dhe ne si Agjenci jemi shumë të kënaqur që marrim pjesë së bashku me sportin shkollor dhe me Federatën e Basketbollit të Maqedonisë në pjesën e basketbollit.”- deklaroi Naumçe Mojsovski, drejtor i ARS.