Ka interesim të shtetasve të huaj të punojnë në Maqedoninë e Veriut. Kështu thotë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, edhe pse jemi në mes të vitit 2022, janë shfrytëzuar 70 për qind e kuotave të punëtorëve që vijnë nga vendet e huaja e që dëshirojnë të punojnë në Maqedoninë e Veriut. Bekteshi tha se punëtorët kryesisht vijnë nga Turqia, por që odat ekonomike në vend kërkojnë që të liberalizohet procedurat edhe për shtetet tjera.
“Pothuaj se mbi 70% vetëm në pjesën e parë të vitit ka interes…nëse është numri 5000, 70 për qind ka aplikime të numrit 5000, nga punëtorë të shteteve të huaja që e shoh si mundësi tregun e RMV-së, qoftë në ndërtimtari, qoftë në prodhimtari. Kjo dëshmon se vende të punës në Maqedoninë e Veriut ka, por me siguri që duhet ende më shumë punë”- deklaroi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.
Por shtrohet pyetja pse kemi migrim tët të rinjve kur Agjencisë për punësim promovon projekte për vetë punësim. Drejtori Bekim Murati thasë migrimi në Maqedoni është trend edhe kjo ndodh edhe në shtetet e Bashkimit Evropian.
“Migracioni është problem në vete dhe me këtë problem ballafaqohen edhe shtete më të zhvilluara se Maqedonia për shembull migracioni ndodh edhe në shtete e Bashkimit Evropian, sepse për një mirëqenie më të mirë ekonomike migrojnë, prej Gjermanie në Francë, prej Portugalia në Gjermani e kështu me radhë.”- pohoi Bekim Murati- Agjencia për punësim.
Ndryshe ministri Bekteshi dhe drejtori Murati sot në Tetovë ndanë 100 grante për vetëpunësim. Subvencionet janë në vlerë prej 5.000 deri në 10.000 euro.
