Ka ndërruar jetë edhe një prej të aksidentuarve në autostradën “Ibrahim Rugova”

TË FUNDIT

Ka vdekur edhe një prej të aksidentuarve në autostradën “Ibrahim Rugova”. 

Një grua vdiq në vendin e ngjarjes ku u përplasën një kamion e një veturë, e më vonë, një person tjetër ka vdekur derisa po dërgohej nga Spitali i Prizrenit në QKUK. 

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka thënë se personi veçse ishte sjellë pa shenja jete në Emergjencë.