Në kryeqytetin e Francës dhe në qytete tjera të provincës sot priten marshe të disa mijëra demonstruesve nga lëvizja e “jelekëve të verdhë”. Veçanërisht do të ndiqet tubimi i planifikuar në fushat e Eliseut, që është e ndaluar për autoritetet, njofton korrespondenti i MIA-s.
Prefektura e policisë në Paris prej mbrëmë nga ora 18.00 e ndaloi tubimin e lëvizjes “jelekët e verdhë” në shumë sektorë të kryeqytetit.
Para tubimit, ministri i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanian, i cili dëshiron ta zvogëlojë numrin e dhunës dhe lëndimeve, paralajmëroi seri masash për mbajtjen e rendit publik. Dy çështje kryesore janë shqyrtuar. Së pari shfrytëzimi i lanserëve dhe topave të gomës të cilat mund të shfrytëzohen pa supervizorë. Gjithashtu janë paralajmëruar shok granata të cilat janë më pak të rrezikshme.
Për sot janë paraparë 3.000 pjesëtatë të forcave të sigurisë ta mbajnë qetësinë në Paris të demonstruesve të jelekëve të verdhë, por edhe të kundërshtarëve të shfrytëzimit të maskave kundër Kovid-19.
Tubimet e fundit të jelekëve të verdhë në Paris kaluan pa trazira më të mëdha.
