Jeff Bezos bëhet nostalgjik, publikon videon prekëse nga garazhi ku themeloi Amazon

TË FUNDIT

Jeff Bezos postoi në llogarinë personale në Instagram një video të vitit 1994, me “zyrën” e parë të Amazon.

Njeriu i tretë më i pasur në botë, sipas Bloomberg Billionaires Index, shpjegoi përmes postimit se vendosi të rikthehej në Miami për dy arsye: Nga njëra anë, sepse është afër prindërve të tij dhe nga ana tjetër, sepse aktivitetet e Blue Origin po zhvendosen në Kepin Canaveral.

“Seattle ka qenë shtëpia ime që nga viti 1994, kur nisa Amazon nga garazhi im,” tha ai në postimin e tij, duke shpjeguar se babai i tij e kishte realizuar këtë video, “duke vizituar ‘zyrën’ e parë të Amazon “.

“Prindërit e mi kanë qenë gjithmonë mbështetësit e mi më të mëdhenj. Kohët e fundit ata u kthyen në Miami, ku unë jetoja kur isha më i ri. Dua të jem pranë prindërve të mi dhe e dua Majamin”, tha ai.

Në videon që ka shpërndarë ai na tregon rreth zyrës së tij. ” Kjo është e gjitha ,” thotë ai ndërsa kamera kalon nëpër zyrë. “Nuk kërkon shumë kohë për të vizituar zyrat e Amazon.com.”https://www.instagram.com/reel/CzKZBPmvzPV/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Fabcnews.al&rp=%2Fjeff-bezo-behen-nostalgjik-publikon-videon-prekese-nga-garazhi-ku-themeloi-amazon%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A8967.400000095367%2C%22ls%22%3A5594.700000047684%2C%22le%22%3A8858.600000023842%7D