Shkup, javën e kaluar janë sanksionuar 215 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme

TË FUNDIT

Gjatë javës së kaluar janë mënjanuar gjithsej  215 automjete  nga sipërfaqet publike në Shkup.

Nga numri i tërësishëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të mënjanuara, 28 automjete  janë larguar nga vendparkimet zonale,  ndërsa 187 të tjerat  me urdhër të policisë së komunikacionit në bazë të shkeljeve të bëra: parkim në rrugë,  shteg  të biçikletave, vendkalim të këmbësorëve, trotuar, sipërfaqe të gjelbër,  në kundërshtim me shenjat e komunikacionit, si dhe me thirrje të personit të tretë.

Kontrollet në vendparkimet  zonale në periudhën e njëjtë sanksionuan gjithsej 343 automjete,  të parkuara në mënyrë të padrejtë,  gjegjësisht  shërbim të papaguar të parkingut. Prej tyre 28 automjete janë mënjanuar me shërbimin e karrotrecit për shkak të  tejkalimit të kohës së lejuar  në vendparkim.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu u Qytetit” apelojnë te qytetarët ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë në vendparkimet e shënuara./MIA