Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se gjatë testimit të maturës shtetërore të shtunën e 7 qershorit, janë kapur duke kopjuar dhjetëra nxënës, përcjell TV21. Janevska tha se të njëjtit kanë kopjuar nga telefoni, ndërsa shtoi se po plotësohen informacionet në lidhje me rastet.
“Numri i fëmijëve që kanë kopjuar dukshëm është ulur. Për momentin kemi informacione për dhjetëra fëmijë që janë larguar nga testimi, respektivisht nga matura shtetërore, që janë kapur duke kopjuar nga telefoni. Për momentin po plotësohen këto informacione, për disa ditë do të kompletohen. Duke marrë parasysh sa janë larguar vitin e kaluar, vlerësoj se ka përparim dhe pres që çdo vit të përmirësohet”, deklaroi Janevska./tv21.tv
