Në janar duhej të fillojë i ashtuquajturi proces i filtrimit, por deri më tani Këshilli gjyqësor ende nuk ka kërkuar lëndë nga Gjykata penale, në bazë të së cilave duhej të kryhej procesi i paralajmëruar. Sipas kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev, procesi po vonohet për shkak se dy muajt e parë të vitit janë periudha kur përgatiten dhe publikohen raportet vjetore për punën e organeve gjyqësore.
“Këshilli gjyqësor na e ka kontrolluar punën edhe në vitin 2019 dhe 2020, shpeshherë kryheshin vizita në Gjykatën penale. Por, ja tani edhe me metodologjinë e re, mund të them se në të shoh si kriter plotësues për avancimin e gjykatësve, e jo si është zgjedhur termi – pastrim. Duhet të theksohet se në asnjë sferë tjetër nuk është kryer pastrim, si ky në gjyqësor”, tha Ivan Xholev – Kryetar i Gjykatës Penale.
Ai shtoi se pikërisht ky proces në të kaluarën ka sjellë ndryshim të personave të parë të Gjykatës supreme, Prokurorisë themelore publike dhe institucioneve tjera.
Derisa të fillojë procesi i paralajmëruar, prokurori publik republikan, Lubomir Joveski, thotë se te prokurorët ka rast tjetër. Në fillim të janarit kanë filluar të kontrollohen vendime e prokurorëve.
“Në përputhje me Rregulloren e sjellë për vlerësimin e prokurorëve publik, tashmë është kryer vlerësimi i prokurorëve publik që janë paraqitur në konkurset për prokurorë publik në Prokurorinë themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në Prokurorinë e lartë. Megjithatë, nga fillimi i këtij vitit filloi edhe vlerësimi i punës individuale e të gjithë prokurorëve publik”, theksoi Lubomir Joveski – Prokuror Publik republikan.
Xholev i pyetur për raportin e fundit të Transparency International, tha se opinioni duhet të njoftohet se cilat raste bëjnë pjesë në kategorinë “lëndë të vjetërsuara”.
Ky numër është më i madh për shkak të ligjeve të sjella në vitin 2019, sipas së cilave vjetërsia e veprave prej 6 është ulur në 4 vjet, si dhe pas dy viteve pas parashtrimit të aktakuzës lëndët evidentohen si të vjetërsuara edhe pse në ndërkohë për ta ende vijon procesi gjyqësorë.
