Izraeli ndalon terapinë që ka për qëllim shërimin e homoseksualitetit

TË FUNDIT

Izraeli ka ndaluar terapitë që kanë pasur qëllim “shërimin” e homoseksualitetit, ndërkaq vendimi është i menjëhershëm.

Këtë e ka lajmëruar ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, përmes një postimi në Twitter i cili ka sqaruar se urdhri përfshin edhe ndëshkime për ata që janë përfshirë në “abuzime serioze të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

“Orientimi seksual nuk është problem që ka nevojë për trajtim. ‘Terapitë e konvertimit’ nuk janë trajtime”, ka shkruar Horowitz.

Ai u është drejtuar pjesëtarëve të komunitetit LGBT, duke u thënë se ata janë “të mrekullueshëm dhe të bukur ashtu siç janë”.

Gjermania gjithashtu ka ndalesë të pjesshme për “terapitë e konvertimit”

Së fundmi Izraeli është bërë më tolerant ndaj homoseksualiteti, por megjithatë çiftet e gjinisë së njëjtë nuk mund të martohen.