Izolohet një person i dyshuar me linë e majmunit në Kosovë

TË FUNDIT

Pasditen e së premtes një 69-vjeçar nga komuna e Dragashit në Kosovë ka kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive të QKUK me simptoma të lisë së majmunit, raporton Kosovapress.

69-vjecari është shtruar në spitalin Infektiv dhe i është marrë mostër që do të dërgohet për analiza laboratorike.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e pacientit është e qëndrueshme ndërsa po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.