Për shkak të sezonit të verës pa turistë jashtë vendeve të BE-së dhe për shkak të pandemisë dhe obligimit me karantinë, Italia do të pësojë humbje prej rreth pesë miliardë euro, shumë të cilën e harxhojnë këta udhëtarë për vendosje, ushqim, transport, zbavitje dhe shoping gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit.
Këtë e tregoi analiza e shoqatës italiane Koldireti për pasojat nga masat e zgjeruara në Itali për shkak të pandemisë, e cila, mes tjerash, parashikon obligim për karantinë 14-ditore për personat, të cilët vijnë nga vendet, që nuk janë anëtare të BE-së.
Sipas shoqatës, më shumë se pesë milionë njerëz nga shtetet jashtë Evropës e kanë vizituar Italinë vitin e kaluar në korrik, gusht dhe shtator, ndërsa këtë sezon prakitikisht nuk ka turistë nga kontinentet e tjera.
Siç parashikohet, për shkak të masave restriktive, Italia është pa turistë amerikanë këtë sezon të verës, me harxhime të përgjithshme prej 1,8 miliardë euro gjatë këtyre tre muajve.
