Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranca i vazhdoi masat restriktive kundër Kovid-19 në gjashtë rajone të vendit.
Masat janë vazhduar në Kalabri, Lombardi, Piemont, Apulia, Sicili dhe Lugina Aosta.
Në këto zona të kuqe me rrezik të lartë, masat do të mbesin në fuqi deri më 3 dhjetor, përderisa pritet klasifikim i ri.
Sipas të dhënave të fundit, koronavirusi deri tani është konfirmuar te mbi 1,3 milion italianë, përderisa më shumë se 47.000 pacientë kanë vdekur nga pasojat e sëmundjes.
