Aktivistët mjedisorë nga grupi “Brezi i fundit” derdhën bojë portokalli në fasadën e ndërtesës së Senatit në Romë.
Policia ka ndaluar menjëherë anëtarët e grupit, raportojnë mediat italiane. Ky akt u nxit nga statistikat gjithnjë e më alarmante dhe kolapsi i klimës, thanë aktivistët.
Presidenti i Senatit Ignacio la Russa dënoi ashpër veprimet e aktivistëve mjedisorë.
Ai shtoi se për nesër ka caktuar mbledhjen e këshillit drejtues të dhomës së lartë të parlamentit, ku temë duhet të jetë ky incident.
