Ish presidenti Ivanov dëshmoi për 27 prillin! “Është çmenduri se kam dashur të shpallë gjendje lufte”

TË FUNDIT

Nuk kam pasur në plan të shpall gjendje lufte dhe nuk kam pasur informacione se turma më 27 prill do të hyjë në Kuvend – kështu tha ish presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov në seancën gjyqësore për lëndën “Organizatorët e 27 prillit”.

“Të hënën ekzistonte një shkrim i stërmbushur me spekulime, insinuata dhe lirshëm do të them çmenduri, i cili ishte i komentuar, transmetuar në më shumë media të dielën para ngjarjeve të 27 prillit”, tha Gjorge Ivanov – ish-president i Maqedonisë së Veriut.

Teksti i tillë, sipas Ivanov, ka pasur për qëllim që të diskreditojë Armatën si dhe Komandantin suprem. I pyetur, se çfarë qëndrimi ka pasur për lëvizjen qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” tha se ai disa herë publikisht i ka mbështetur, përmes prononcimeve publike dhe kumtesave.

“Lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët” doli si përgjigje e të ashtuquajturës “Platforma e Tiranës” dhe deklaratave se Maqedoni nuk duhet të ekzistojë si shtet. Më shumë se qindra nisma dhe kërkesa të qytetarëve dhe anëtarëve të “Për Maqedoni të përbashkët” vinin edhe vazhduan të vijnë deri te Kabineti i Presidentit”, shtoi ish-presidenti Gjorge Ivanov.

I pyetur nëse personi Sinisha Aleksovski e ka informuar për aktivitetet e tija, Ivanov tha se përveç që është informuar në formë gojore, ka edhe vërejtje të shkruara.

 “Kur ndodhën ngjarjet e 27 prillit kërkova që këshilltari Sinisha Aleksovski të kthehet nga udhëtimi zyrtarë. Kur u kthye më tregoi fotografinë e Zhivaleviq dhe komunikimin për atë se çfarë ka bërë në Kuvend, dhe u tregua se ka qenë me kërkesë të Ambasadës që të konfirmojë nëse ka pasur edhe qytetarë serb gjatë hyrjes së dhunshme në Kuvend”, potencoi Gjorge Ivanov – ish-president i Maqedonisë së Veriut.

Në seancën e sotme janë thirrur më shumë dëshmitarë mes të cilëve edhe Biljana Brishkovska Boshkovski dhe Cvetan Tripunovski. Rasti është në procedurë të provave dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuesja e  akuzës është Villma Ruskovska.

Të akuzuar për këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish- ministrat për transport dhe lidhje dhe ai për arsim, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski si dhe ish- drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata akuzohen për vepër penale “kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurinë”.