Ish-konkurenti i Big Brother dënohet me 15 muaj burg për sulm seksual ndaj konkurentes

TË FUNDIT

Një ish-konkurrent në Big Brother Spain është dënuar me 15 muaj burg për sulm seksual ndaj një konkurenteje të tij.

José María López sulmoi një pjesëmarrëse femër në shfaqjen televizive realiste në vitin 2017 pas një feste të mbushur me alkool.

Pamjet nuk u transmetuan kurrë dhe López u përjashtua nga shfaqja pas sulmit.

Gjykatësi tha se Lopez ishte “i shtyrë nga një impuls epshor” dhe e dinte se viktima ishte “në një hutim të dehur”.

Viktima e denoncoi ngjarjen në polici në vitin 2018. Gjyqi do të fillonte në shkurt të vitit 2022, por u vonua sepse ajo nuk ndihej në gjendje të dëshmonte.