Interpol: Kriminelët e shfrytëzojnë Covid-19 për sulme kompjuterike të viktimave më të mëdha

TË FUNDIT

 Internet – kriminelët e shfrytëzojnë pandeminë e korona virusit që t’i transferojnë caqet për sulmet kompjuterike nga individë dhe biznese të vogla ndaj korporatave të mëdha, qeverive dhe infrastrukturës kritike, kumtoi Interpoli.

Organi ndërkombëtar kumtoi që disa vende kishin paraqitur soufter malcioz, sulme ndaj qeverive dhe infrastrukturës spitalore dhe mjekësore, të cilat tashmë ishin në telashe për shkak të krizës shëndetësore të koronavirusit.

Hetimet policore tregojnë se shumica e sulmuesve e kanë vlerësuar me saktësi shumën maksimale që mund ta kërkojnë nga kompanitë dhe organizatat e sulmuara, sipas Interpolit.

“Kriminelët kibernetik po zhvillojnë dhe intensifikojnë sulmet me normë alarmante, duke përfituar nga frika dhe pasiguria e shkaktuar nga situata sociale dhe ekonomike e shkaktuar nga Covid-19,” paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i Interpolit Jurgen Stok.

Organizata potencon se rritje e mëtejshme e niveleve të krimit kompjuterik është “me shumë e mundur në të ardhmen e afërt”, veçanërisht për shkak të ndjeshmërisë së shkaktuar nga puna nga shtëpia.

Informacionet e pasakta për Covid-19 gjithashtu janë shkak për “shqetësim të shtuar” në më shumë se 20 për qind të vendeve që iu përgjigjën hetimit të krimit kompjuterik, shton Interpoli.