Inspektorati Shtetëror i Tregut e ka mbyllur klubin e natës në Strumicë, “Avatar” i cili gjatë fundjavës kishte organizuar aheng me qindra persona pa u respektuar masat kundër Kovid-19.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i IShT-së, Stojko Paunovski.
“Inspektorët ishin të premten atje, është përgatitur procesverbal dhe do të dorëzohet kallëzim penal për shkak se asnjë klub i natës tani për tani nuk mund të punojë”, tha Paunovski për MIA-n.
Nga ana tjetër, paraprakisht nga menaxhmenti i “Avatar” kanë njoftuar se punojnë si kafene dhe jo si klub nate.
