Infektohet drejtoresha e Spitalit të Kumanovës Zaharieva: Stresi kronik dhe lodhja e bënë të veten

TË FUNDIT

Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva është pozitive në koronavrius. Lajmin se testi i saj ka dalë pozitiv, e publikoi vetë ajo përmes Fejsbukut. Siç thotë, arsyeja për rezultatin pozitiv janë stresi kronik dhe lodhja.

-Rezultat pozitiv nga testi i SARS-Kov2. Pa maskë duke qëndruar vetëm në shtëpi, 5 muaj punë-shtëpi, por imuniteti u dobësua. Stresi kronik dhe lodhja e bënë të vetën. Kujdesuni për veten! Testin e bëra dje pasdite dhe një falënderim deri te ASHAM për rezultatin e shpejtë,-tha Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë, Arif Latifi, para disa ditësh në një deklaratë për TV21, tha se çdo ditë po analizohen pacientët pozitivë, anketohen dhe po shqyrtojnë – cili mund të jetë burimi i infeksionit.

-Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës dy herë ka qenë në vetëizolim, njëherë në fillim të krizës kur është kthyer nga një udhëtim privat, kurse herën tjetër kur një anëtar i familjes së saj mori pjesë në një mbledhje partiake, pas çka ishte konstatuar se drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska është pozitive ndaj virusit. Rezultatet e saj atëherë ishin negative,- deklaroi Arif Latifi, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik, Kumanovë.

Në Spitalin e Kumanovës që nga fillimi i krizës janë infektuar mbi 100 të punësuar, kurse shumë të tjerë ishin në izolim.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë bërë 1454 teste, kurse janë regjistruar 165 raste të reja të Kovid-19. Kanë ndërruar jetë 7 pacientë edhe atë: dy nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Struga, një nga Koçani dhe një nga Negotina. Numri i të shëruarve arrin deri në 2.876.

TË NGJAJSHME